Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 33 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Kolumbi

Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në veriperëndim të Kolumbisë ka shkuar në të paktën 33, ka njoftuar zëvendëspresidentja Francia Marquez Mina, raporton “BBC”.

Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.

Të paktën 19 janë lënduar, ndërsa po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Rrëshqitjet e dheut kishte mbyllur rrugën që lidh qytetet Medellin dhe Quibdo. Njerëzit lanë veturat e tyre, për të kërkuar strehim.

Një rrëshqitje tjetër më pas ndodhi, duke varrosur ata dhe disa prej veturave.

Edhe 23 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Kolumbi Botë 23 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Kolumbi

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Preto, ka premtuar “gjithë ndihmën e mundshme” për rajonin Choco.

Rrëshqitjet e dheut ndodhën në afërsi të komunitetit Carmen de Atrato.

Rreth 60 persona kishin kërkuar strehim në një shtëpi, pasi ishte bllokuar rruga. Shtëpia ishte plotë me gra dhe fëmijë, ka treguar një burrë.

Ai, duke mos dashur t’i përmendej emri, tregoi për gazetën “El Tiempo”, se të gjithëve u ishte ofruar ushqim atyre që u strehuan nga reshjet e shiut.

Por, brenda pak sekondave, rrëshqiti dheu dhe mbuloi shtëpinë dhe disa vetura në afërsi.

Zëvendëspresidentja Mina, ka thënë në platformën “X”, se agjencitë e kërkim-shpëtimit, autoritetet lokale, policia dhe ushtria janë vendosur në zonë për të përkrahur kërkimet dhe se po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit edhe në rajonin Choco.

Tragjedia ka goditur rëndë shtetin e Amerikës së Jugut.

Zona në provincën Choco është plotë me pyje dhe është përballur me reshje të shumta të shiut të premten dhe të shtunën.

Edhe Gjashtë të vdekur në Ekuador nga rrëshqitja masive e dheut Botë Gjashtë të vdekur në Ekuador nga rrëshqitja masive e dheut

Autoritetet lokale kanë njoftuar të shtunën se ka persona që kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja.

Në imazhe në rrjete sociale por edhe nëpër kanale televizive, shihen vetura të shkatërruara dhe pjesërisht të mbuluara nga dheu dhe shkëmbinjtë.