Të paktën 23 persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë lënduar nga rrëshqitja e dheut në Kolumbinë veriperëndimore, kanë njoftuar autoritetet lokale të shtunën, shkruan BBC.
Rruga që lidh qytetet Medellin dhe Quibdo ishte mbyllur nga disa rrëshqitje dheu. Shumë njerëz ndaluan veturat e tyre për t'u strehuar në një shtëpi pranë komunitetit të Carmen de Atrato.
Një tjetër rrëshqitje dheu ka përfshirë më pas rrugën, duke i groposur ata që kishin mbetur dhe disa nga automjetet.
Ka ende njerëz të bllokuar.
Zona në provincën Choco, në kufi me Oqeanin Paqësor, është shumë e pyllëzuar dhe është goditur nga reshje të konsiderueshme shiu në 24 orët e fundit.
Ndërsa Kolumbia aktualisht po kalon një periudhë thatësire, Instituti i Hidrologjisë, Meteorologjisë dhe Studimeve Mjedisore ka paralajmëruar më parë mbi rrezikun që sjellin shirat e dendur në zonat në kufi me Paqësorin dhe pyjet tropikale të Amazonës.
-
Shkon në 33 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Kolumbi
-
Gjashtë të vdekur në Ekuador nga rrëshqitja masive e dheut
-
Një grua nxirret e gjallë nga rrënojat 36 orë pas tërmetit në Kolumbi
-
Mbi 250 të vdekur nga tërmeti në Kolumbi
-
Kolumbia kërkon më shumë se 3.000 të zhdukur pas tërmetit që la mbi 100 të vdekur