Tyler Adams është zgjedhur kapiten i SHBA-së për Kupën e Botës në katar.
Ai kështu bëhet kapiteni më i ri i SHBA-së në Botëror që nga viti 1950. Mesfushori i Leedsit ishte në mesin e shumë kandidatëve për shiritin e kapitenit, kurse i mori shumicën e votave të lojtarëve.
23-vjeçari Adams ka qenë kapiten në disa prej ndeshjeve të kaluara të SHBA-së, së fundi në mars të këtij viti.