Sport

“Më shumë frikësohem nga merimangat sesa nga Anglia”

Kapiteni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tyler Adams, ka thënë se frikësohet më shumë nga merimangat sesa nga përballja me Anglinë.

SHBA-ja dhe Anglia takohen të premten në orën 20:00, në kuadër të Grupit B të Botërorit.

“Anglia është një skuadër e madhe por frikësuese? Nuk do të thosha se ka shumë gjëra që më frikësojnë, përveç merimangave”, ka thënë Adams.

Në ndeshjen e parë, Anglia ka mposhtur Iranin 6:2, ndërsa SHBA-ja barazoi me Uellsin.