Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane kërkon nga Anglia të fokusohet në Botëror

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, i ka bërë thirrje skuadrës së tij që të injorojë “zhurmën” nga tifozët dhe mediat, pas kritikave të shumta që erdhën pas barazimit 0:0 kundër SHBA-së.

Futbollistët anglez u vlerësuan si heronj pas fitores 6:2 kundër Iranit, por më pas ata u përballen me kritika të ashpra pas barazimit me amerikanët në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës. Anglia mbetet në krye të Grupit B dhe pritet të avancojë nga grupi.

Megjithatë, vetëm një fitore kundër Uellsit të martën, do të garantojë vendin e parë.

Në rast se përfundon e para, atëherë Anglia në 1/8 e finales ka shumë gjasa të përballet me Ekuadorin ose Senegalin. “Unë mendoj se ekipi tashmë është mësuar me këtë zhurmën e kritikave, të cilën duhet ta injoroj për t’u fokusuar te ndeshja e radhës. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të shkuar në një finale të madhe dhe jemi të gatshëm ta dëshmojmë”, ka thënë Kane.