Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se kapiteni Harry Kane është i gatshëm për lojë. Anglia të premten luan ndeshjen e dytë të Kupës së Botës.
Përballë do t’i ketë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kane u lëndua në ndeshjen e parë të cilën Anglia e fitoi 6:2 ndaj Iranit, në kuadër të grupit B.
“Harry është mirë. Ai ka punuar paksa i ndarë nga grupi, por gjithçka mirë për të premten mbrëma. Ai bëri një kontroll të mërkurën për t’u siguruar që gjithçka ishte në rregull”, ka thënë Southgate për “BBC” të enjten.
Ai foli edhe për situatën e Harry Maguire që po ashtu u zëvendësua të hënën për shkak të një lëndimi. Selektori i anglezëve ka theksuar se Maguire është shumë më mirë.
Kyle Walker po ashtu pritet të jetë gati për ndeshjen kundër SHBA-së.