Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane stërvitet me Anglinë

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane ka stërvitur të mërkurën dhe ka gjasa të rikuperohet me kohë nga lëndimi i nyjës së këmbës për të luajtur kundër SHBA-së në Kupën e Botës.

Kane u lëndua në fitoren 6:2 të Anglisë ndaj Iranit dhe paraqitja e tij në duelin e dytë të Grupit B, mbetet në dyshim.

Gatë këtyre ditëve, Kane do t’i nënshtrohet testimeve tjera dhe tek Anglia po shpresojnë që kapiteni të jetë i gatshëm për amerikanët. Kjo ndeshje zhvillohet të premten mbrëma.