Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane në dyshim për ndeshjen kundër SHBA-së

Harry Kane - i lenduar - Angli - Boteror - Katar 2022 - SHBA

Harry Kane është në dyshim për ndeshjen që Anglia do ta zhvilloj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten, raporton “Daily Mail”.

Kapiteni Kane lëndoi nyjën e këmbës në ndeshjen që anglezët e fituan 6:2 ndaj Iranit.

Ai u detyrua të largohet në minutën e 75-të nga fusha. Te Anglia frikësohen për mungesën e Kane.

Ai do t’i nënshtrohet një skanimi të nyjës së këmbës gjatë ditës. 29-vjeçari u përfshi në një seancë rikuperimi në ambiente të mbyllura të martën, një zhvillim që u pa si lajm pozitiv. Por, gjërat kanë ndryshuar të mërkurën. Ai mund t’i mungojë anglezëve në përballjen e dytë në Botërorin e Katarit.

Artikuj të ngjashëm