Belgjika ka gjetur kapitenin e saj ideal.
Bëhet fjalë për Youri Tielemansin, i cili po e udhëheq me shumë sukses Belgjikën në Kupën e Botës 2026.
Belgjika në orën 2:00 të mëngjesit të së martës, sipas kohës në Kosovë, do të përballet në një të tetën e finales me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
29-vjeçari, që ka shënuar 15 gola në 89 ndeshje, trashëgoi shiritin e kapitenit më 4 shtator 2025.
Në fitoren 6:0 ndaj Lihtenshtajnit në Vaduz, Tielemans kishte treguar se mund ta udhëheq Belgjikën në fushë si kapiten.
Përzgjedhësi i Belgjikës, Rudi Garcia, kishte ndjerë se ai “i plotësonte të gjitha kriteret”, shkruan “L’Equipe”.
Artikuj të ngjashëm