Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, zyrtarisht ka kaluar në skuadrën daneze Lyngby.
Futbollisti ka kaluar nga Sparta Praga dhe ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë.
“Ka qenë dëshirë e jona e kamotshme që të kemi një futbollist ofensiv dhe jam i lumtur që kemi transferuar Herolind Shalën”, ka thënë trajneri i klubit David Nielsen.
Futbollisti do të bartë fanellën me numrin 8.