Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shala rikthehet tek Erzurumspori

Mesfushori Herolind Shala është rikthyer tek Erzurumspori dhe do të jetë pjesë e këtij ekipi edhe për edicionin 2023/24.

31-vjeçari u largua nga kjo skuadër në qershor të këtij viti pasi i skadoi kontrata. Shala është rikthyer sërish dhe ka firmosur kontratë njëvjeçare.

Ai të mërkurën është prezantuar tek Erzurumspori, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit turk.

Në fakt, Shala ishte pjesë e Erzurumit prej vitit 2021 dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë këtë fundjavë.

Ai para Erzurumit, ka luajtu edhe te Stabaeku, Valerenga e Starti në Norvegji, pastaj Lyngby, Sparta e Pragës, Kasimpasha e të tjera. Edicionin e shkuar, ai pati tri asistime në 28 paraqitje kampionale për Erzurumsporin.

Artikuj të ngjashëm