Sport

Shala: Pjesa e parë duhej të ishte 2:0 për ne

Trajneri Burim Shala është ndarë i pakënaqur me rastet e humbura nga lojtarët që ai drejton, ata të Fushë Kosovës.

Fushë Kosova të shtunën u mposht në Klinë nga Dukagjini, 1:0.

“Është e vërtetë që për shkak të gjendjes fizike në pjesën e dytë bëmë ndryshime. U fokusova në tërheqjen e ekipit prapa pas rasteve të humbura. Patëm 2-3 raste shumë të mira. Vendosa që të tërhiqemi në mbrojtje e të presim ndonjë gabim eventual. Goli ra në mënyrë amatoreske. Na ka ndodhur edhe më herët. Ishte gol qesharak. 4-5 gola po i marrim në këtë mënyrë. Po na humb edhe përqendrimi në momentet e duhura. Sot ishim me dy mungesa për shkak të lëndimeve. Minimum, 2:0 është dashur të avanconim në pjesën e parë. Futbolli e ka këtë, kur nuk shënon, pëson”, është shprehur Shala për “ArtMotion”.