Falë një goli shumë të bukur nga gjuajtja e lirë të shënuar nga Arbër Shala, Dukagjini ka kaluar në avantazh në shtëpi ndaj skuadrës së Llapit.
Shala në minutën e 24-t të ndeshjes mposhti portierin e llapjanëve, Ilir Avdylin.
Mbrojtësi i krahut të majtë gjuajti fuqishëm e saktë dhe kaloi klinasit në epërsi prej një goli në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.
Takimi po zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Artikuj të ngjashëm