Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shala: Hendbollistet e Kosovës janë shumë të mërzitura që s’arritën ta dëshmojnë veten

Faruk Shala, trajner i përfaqësueses së Kosovës në hendboll për vajza U20, ka thënë për KTV-së se vetëm një orë përpara se të zhvillohej ndeshja kundër Serbisë kanë marrë lajmin se ajo nuk do të zhvillohet.

Shala ka thënë se kjo ka mërzitur shumë vajzat.

“Pas anulimit të këtyre ndeshjeve, vajzat ndjehen pak të mërzitura sepse kanë punuar shumë që të paraqiten sa më mirë në këtë turne. Pas vendimit ato ndjehen paksa të mërzitura”, ka thënë Shala, teksa ka shtuar se vajzat që vijnë nga Kosova e kanë pranuar më lehtë situatën, por vajzat që vijnë nga diaspora kanë shtruar më shumë pyetje se çfarë po ndodh kështu.

“Deri një orë para se të shkojmë në palestër nuk e kemi ditur se ndeshja do të anulohej”, ka thënë ai.