Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U20 mposhtet nga Ukraina

Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje nga Ukraina.

Ndeshja e luajtur të hënën në Varna, ku edhe po zhvillohet Evropiani i Divizionit B, përfundoi me rezultatin 36:22 në të mirë të Ukrainës.

Federata e Hendbollit e Kosovës njoftoi se në rezultat ndikuan gabimet individuale e po ashtu mungesa e qetësisë në momente të caktuara.

“Në faza të caktuara, loja e Kombëtares sonë ka funksionuar, por jo mjaftueshëm sa për ta shmangur disfatën”, shkruan FHK-ja.

Të mërkurën Kosova luan me Zvicrën.