Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, Kosova U20 mposhtet nga Zvicra

Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll ka pësuar humbjen e radhës në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Varna të Bullgarisë.

Kosova të mërkurën është mposhtur nga Zvicra me rezultatin 39:16, ka njoftuar Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK).

“Djemtë tanë janë munduar të japin më të mirën por dallimi në cilësi ishte i ndjeshëm. Tani Kombëtarja jonë e ka edhe ndeshjen për plasman, të shtunën”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Për Kosovën, kjo është humbja e katërt në po aq ndeshje të zhvilluara. Më herët, ka pësuar edhe nga Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina.

Artikuj të ngjashëm