Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shakhtari kërkon mbi 50 mln për Mudrykun

Skuadra e Shakhtar Donetskut ka refuzuar të gjitha ofertat nga klubet angleze për mesfushorin Mykhaylo Mudryk. “Goal” raporton të enjten se ofertat e Arsenalit dhe Evertonit në vlerë prej 30 milionë eurosh nuk kanë bindur ekipin nga Ukraina në lirimin e lojtarit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Për kartonin e 21-vjeçarit thuhet se Shakhtari po kërkon mbi 50 milionë euro.

Mudryk ka shpërthyer këtë edicion dhe është njëri prej mesfushorëve ofensivë më të vlerësuar në Evropë. Ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në pesë paraqitje për Shakhtarin në të gjitha garat.

Reprezentuesi i Ukrainës ka kontratë me klubin deri në fund të vitit 2026.

Artikuj të ngjashëm