Mesfushori me tipare sulmuese, Mykhaylo Mudryk, pritet të jetë përforcimi i parë i Arsenalit në afatin kalimtar të janarit. “Daily Mail” ka njoftuar të hënën se Shakhtar Donetsku ka pranuar ofertën e Arsenalit për reprezentuesin e Ukrainës.
Për Mudrykun, thuhet se Arsenali do të paguajë 35 milionë euro ndërsa zyrtarizimi i tij tek ekipi nga Londra do të bëhet pas përfundimit të Kampionatit Botëror.
21-vjeçari po shkëlqen këtë edicion, ndërsa me Shakhtarin ka kontratë deri në fund të vitit 2026. Këtë edicion, ai ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime në dhjetë paraqitje në të gjitha garat.