Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mudryku pranon ofertën e Arsenalit

Skuadra e Arsenalit është afër t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit nga Ukraina, Mykhaylo Mudryk.

“The Sun” ka njoftuar se Mudryku mund të jetë përforcimi i madh i ekipit nga Londra në afatin kalimtar të janarit. Arsenali është në negociata me Shakhtar Donetskun, pasi në parim ka arritur marrëveshje me 21-vjeçar që ka treguar paraqitje të mira këtë edicion.

Arsenali është i gatshëm të ofrojë mbi 50 milionë euro për shërbimet e Mudrykut, i cili ka kontratë me Shakhtarin deri në fund të vitit 2026. Mudryk këtë sezon ka dhjetë gola e tetë asistime për ekipin ukrainas në të gjitha garat.