Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea në garë për Mudrykun

Pas Arsenalit, edhe Chelsea është futur në negociata për transferimin e sulmuesit të krahut, Mykhaylo Mudryk ka bërë të ditur “Daily Mail” të mërkurën. Chelsea po synon ta mposht konkurrencën e Arsenalit për t’i siguruar shërbimet e futbollistit 21-vjeçar.

Shakhtari tashmë ka refuzuar ofertën e Arsenalit, pasi për Mudrykun po kërkon mbi 50 milionë euro dhe Chelsea është gati të bëjë ofertë më të majme për shërbimet e tij.

Ai ka kontratë me Shakhtar Donetskun deri në fund të vitit 2026, ndërsa këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 8 asistime në të gjitha garat.