Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali rrit ofertën për Mudrykun

Tek Arsenali janë të vendosur për ta transferuar gjatë janarit mesfushorin me tipare sulmues, Mykhaylo Mudryk.

“Daily Mail” raporton të premten se Arsenali ka rritur ofertën për ta bindur Shakhtar Donetskun në lirimin e tij.

Për kartonin e 21-vjeçarit, që po shkëlqen këtë sezon, Arsenali ka ofruar 60 milionë euro.

Është trajneri Mikel Arteta që po insiston në transferimin e Mudrykut, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për fazën sulmuese.

Këtë sezon, Mudryk ka shënuar tetë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 15 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Arsenalin deri në fund të vitit 2026. Interesim për ukrainasin ka shfaqur edhe Newcastle Unitedi.

Artikuj të ngjashëm