Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sfida spanjolle i qëndron në rrugë finales mes Cityt e Liverpoolit

Jurgen Klopp - Pep Guardiola

Real Madridi dhe Villarreali qëndrojnë në rrugën e Manchester Cityt dhe Liverpoolit që ta çojnë betejën e tyre për titullin e Premier Leagues në një fazë më të madhe në muajin tjetër – finalen e Ligës së Kampionëve. Një përplasje mes Cityt dhe Liverpoolit në Paris më 28 maj, do të nënkuptonte një finale të tretë ndërmjet skuadrave angleze në katër vjetët e fundit në Champions, shkruan AFP.

Avantazhi i madh ekonomik që gëzon Premier Leaguen në marrëveshjet për të drejtat televizive qëndron prapa motivimit të vazhdueshëm të Real Madridit për të kërkuar komoditetin e të ardhurave të garantuara nga një Superligë Evropiane (ESL). Sidoqoftë, kualifikimi i Villarrealit në gjysmëfinalen e këtij sezoni ne Ligën e Kampionëve është një kujtesë se pse ka një kundërshtim të tillë ndaj një “dyqani të mbyllur që quhet ESL”.

Villarreali që njihet me nofkën “Nëndetësja e Verdhë”, me vetëm një trofe të madh në historinë e tij, do të ishte mbyllur nga konkurrenca në skenën evropiane nëse Superliga me 12 skuadra, e që përfshinte gjithashtu Cityn dhe Liverpoolin, do të kishte arritur të formonte një ligë të shkëputur vitin e kaluar. Tani skuadra nga një qytet me një popullsi që do të përshtatej brenda stadiumit “Anfield Road” është vetëm 180 minuta larg ndeshjes më të madhe në futbollin evropian të klubeve nëse mund të prishë përpjekjen e Liverpoolit për të arritur në finale dhe të synoj ta mbyll sezonin me katër trofe.

Skuadra e trajnerit Juergen Klopp, ka vetëm një pikë më pak se City kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të garës emocionuese për titullin e kampionit në Premier League. Por, Liverpooli e eliminoi Cityn për t’u kualifikuar në finalen e Kupës FA që luhet muajin tjetër dhe në muajin e kaluar triumfoi në Kupën e Ligës. Klopp tashmë ka përvojë të humbjes nga trajneri i Villarrealit, Unai Emery në skenën evropiane, pasi skuadra e tij Sevilla mundi Liverpoolin në finalen e Ligës së Evropës në vitin 2016. Ky ishte vetëm një nga katër trofetë e Emeryt në Ligën e Evropës, i fundit nga të cilët erdhi kur Villarreali mundi Manchester Unitedin në finalen e vitit të kaluar vetëm për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

“Ata kanë ndoshta trajnerin më të suksesshëm të garave të kupave në futbollin botëror, kështu që ai e di se çfarë po bën”, tha Klopp për homologun e tij te Villarreali. "Unai Emery është mbreti i kupave. Është e pabesueshme ajo që ai po bën”.

Statusi i Liverpoolit si favorit përpara ndeshjes së parë që luhet të mërkurën mbrëma në stadiumin “Anfield Road” është i kuptueshëm duke pasur parasysh dallimin e madh financiar midis klubeve. City pritet gjithashtu të arrijë në finale për të dytin vit radhazi, pavarësisht hendekut të madh në origjinën evropiane mes kampionit anglez dhe Real Madridit. Reali që ka 13 tituj të fituar është për herën e 30-të në gjysmëfinalen e Championsit, ndërsa City ka arritur të futet në mesin e katër më të mirëve të Evropës vetëm për herën e tretë në histori. Por, futbollistët e Pep Guardiolës ishin fitues bindës kur palët u takuan në 1/8 e finales dy vjet më parë.

Edhe Klopp paralajmëron Liverpoolin se Villarreali është “i bërë për Champions” Sport Klopp paralajmëron Liverpoolin se Villarreali është “i bërë për Champions”

“Është hera e tretë që luajmë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër një ekipi që ka disa Liga të Kampionëve në kabinetin e trofeut”, tha Guardiola. “Duhet të jetë një natë e veçantë që ne ta shijojmë, të japim gjithçka nga vetja dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Real Madridi prodhoi një kthim të jashtëzakonshëm nga 2:0 për të mposhtur Paris Saint-Germainin në 1/8 e finales në 16 të fundit dhe u përgjigj pasi ishte në disavantazh 3:0 ndaj Chelseat në stadiumin “Santiago Bernabeu” për të arritur në gjysmëfinale në mënyrë dramatike. Të rinjtë e Carlo Ancelottit do të kenë sërish avantazhin e shtëpisë në ndeshjen e dytë javën e ardhshme, por ka dyshime nëse madrilenët mund të vazhdojnë të barten nga “këmbët e plakura” të sulmuesit Karim Benzema dhe mesfushorit Luka Modriq. Përsosmëria e arritur në epokën e Kloppit dhe Guardiolas në veriperëndim të Anglisë ka parë që Liverpooli dhe City të rishkruajnë vazhdimisht librat e rekordeve. Gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, ato kanë mundësinë të dëshmojnë se janë dy skuadrat më të mira në Evropë duke i dhënë fund sfidës së La Ligës ndaj dominimit anglez në Ligën e Kampionëve.