Pas një rrugëtimi të gjatë në vjeshtë e pranverë, është koha për finalen e Ligës së Kampionëve.
Liverpooli dhe Real Madridi do të luftojnë për ta fituar trofeun e çmuar të Ligës së Kampionëve. Finalja nis në orën 21:00 dhe luhet në “Stade de France” në Paris.
Skuadra angleze e ka shansin ta fitojë trofeun e shtatë, ndërsa Real Madridi të 14-tin.
Përveç ish-kampionit të Italisë, Interit, Liverpooli pati rrugë më të lehtë deri në finale. Pas Interit, skuadra nga “Merseyside” e eliminoi Benfican në çerekfinale dhe Villarrealin në gjysmëfinale.
Real Madridi pati rrugëtim dukshëm më të vështirë. Në 1/8 e finales u përball me Paris Saint-Germainin, kampionin në fuqi, Chelsean, e eliminoi në gjysmëfinale, ndërsa gjysmëfinalistin e edicionit të shkuar, Manchester Cityn, e mposhti në gjysmëfinale.