Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla pas Kehrerit

Skuadra e Sevillas ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin Thilo Kehrer, raporton “Marca” të enjten. Kehrer është pjesë e Paris Saint-Germainit dhe mësohet se Sevilla tashmë ka nisur kontaktet me ekipin francez për transferimin e gjermanit.

Kehrer te Sevilla po shihet si zëvendësim për francezin Jules Kounde, i cili do t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës. 26-vjeçari ka kontratë me Parisin deri në vitin e ardhshëm dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Ai është pjesë e ekipit francez prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Schalke për 37 milionë euro.