Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla afër transferimit të Reguilonit

Sevilla është favorite për të nënshkruar me futbollistin e Tottenhamit, Sergio Reguilon.

“Football Insider” raportin se klubi spanjoll është në bisedime të avancuara me Tottenhamin për Reguilonin.

Spanjolli ka qenë te Sevilla në sezonin 2019/2020 në formë huazimi. Ai ishte huazuar nga Real Madridi.

Mbrojtësi nuk e ka bindur me paraqitjet e tij trajnerin e Tottenhamit, Antonio Conte dhe nuk ka udhëtuar fare me skuadrën angleze për turneun para-sezonal në Korenë e Jugut.

25-vjeçari ishte transferuar te Tottenhami në vitin 2020 nga Real Madridi.