FIFA ka nisur hetimet kundër Federatës së Futbollit të Senegalit. Siç njoftoi FIFA të mërkurën, Senegali do të hetohet për shkeljet e mundshme të rregulloreve.
Në prag të ndeshjes së luajtur të martën kundër Ekuadorit, në konferencën e detyrueshme para ndeshjes, doli vetëm trajneri Aliou Cisse, ngjashëm me paraqitjen e trajnerit të Gjermanisë, Hansi Flick para ndeshjes me Spanjën.
FIFA kërkon që në konferencën për shtyp të paraqitet edhe një lojtar. Komiteti disiplinor kishte vendosur një gjobë prej 10 mijë euro për Federatën e Futbollit të Gjermanisë. Me fitoren ndaj Ekuadorit, Senegali u kualifikua në 1/8 e finales të Kupës së Botës. Të dielën, Senegali takohet me Anglinë nga ora 20:00.
Artikuj të ngjashëm
-
CAS-i më 8 tetor shqyrton ankesën e Senegalit për finalen e Kupës së Afrikës
-
Akuza: Mjeku i Senegalit në Botëror ishte i trajnuar për... gjinekolog
-
Gueye refuzon të luajë për Senegalin nën drejtimin e trajnerëve aktualë
-
Kapiteni i Senegalit pranon gabimet ndaj Norvegjisë
-
Probleme financiare e organizative te Senegali para ndeshjes me Norvegjinë