Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Semenya humb betejën me IAAF-në

Atletja jugafrikane Caster Semenya ka humbur betejën e madhe me Federatën Botërore të Atletikës (IAAF), që nënkupton se tash duhet të kufizohet niveli i testostereonit në trupin e atleteve.

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka refuzuar apelin e Semenyas ndaj rregullave të reja të IAAF-së, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.

Por CAS-i ka thënë se ka shqetësime serioze për aplikimin e kësaj rregulloreje në të ardhmen.

Kampionia olimpike në 800 metra vrapim, Semenya, 28-vjeçare, në reagim e saj ka thënë se IAAF-ja gjithmonë e ka shënjestruar atë.

Tash ajo dhe sportistet e tjera me ndryshime të zhvillimit seksual (DSD) duhet të marrin medikamente për të garuar në gara të atletikës në distanca nga 400 metra deri në 1500 metra, apo në të kundërtën duhet të përqendrohen për distanca të tjera më të gjata...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm