Sport

Atletja Semenya fiton apelin kundër rregullave të testosteronit

Kampionia e dyfishtë olimpike në vrapim, Caster Semenya, ka fituar apelin kundër rregullave të atletikës për testosteronet. Të martën Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vlerësoi se Semenya ishte diskriminuar sërish.

Vendimi i së martës mund të detyrojë gjykatën më të lartë të sportist që të rishqyrtojë rregulloret që detyrojnë Semenyan dhe atletet e tjera të ulin në mënyrë artificiale nivelet e larta të testosteronit, në mënyrë që të garojnë në ngjarjet më të mëdha sportive si Lojëra Olimpike dhe kampionate botërore.

Gjykata për të drejtat e njeriut, me bazë në Strasburg, vendosi në favor të Semenyas me një vlerësim 4-3 të gjyqtarëve.

Gjykata vendosi po ashtu se atletes nga Afrika e Jugut iu mohua “mjekimi efektiv” kundër atij diskriminimi, kur Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dhe Gjykata e Lartë e Zvicrës refuzuan dy ankesat e saj të mëparshme kundër rregullave.

Nuk është e qartë nëse vendimi i së martës detyron rikthim të menjëhershëm të rregullave dhe nëse 32-vjeçarja Semenya do të lejohet të garojë në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në Paris.

Semenya ishte kampione olimpike në vitet 2012 dhe 2016 në 800 metra vrapim. Por, që nga viti 2019 është ndaluar që të paraqitet në atë garë për shkak të rregullave të testosteronit. Kështu ajo nuk e mbrojti titullin në Lojërat Olimpike të Tokios.

E gjithë karriera e Semenyas është karakterizuar me zhvillime rreth kësaj teme. Ajo ka edhe tre tituj të botës në vrapim 800 metra e po ashtu suksese të tjera.