Pas fitores 5:0 kundër Velezit të mërkurën, sulmuesi i Hammarbyt, Astrit Selmani, nuk deshi të flasë për media. Ai luajti 70 minuta dhe shënoi dy gola. Por, pas disfatës 3:1 nga Molde të premten, Selmani u fut në lojë 20 minuta para fundit dhe më pas dha deklaratë.
Ai u shfaq i lumtur për golat që i kishte shënuar ndaj Velezit.
“Dy gola të bukur dhe ishte ndeshje e mirë për mua. Shënuam pesë gola dhe mbajtëm portën e paprekur. Kjo është gjë e mirë”, ka thënë fillimisht Selmani.
“Ndihem se jam në formë të mirë fizike. Jam i uritur për suksese. Kam dashur të jem titullar në të gjitha ndeshjet, por kështu janë gjërat. Është trajneri ai që vendos për skuadrën. Është e thjeshtë”, theksoi Selmani, reprezentues i Kosovës.
Hammarby është fitues në fuqi i Kupës së Suedisë.
Edhe
Celina vendos derbin e Suedisë
Të dielën e ardhshme, Hammarby luan kundër Falkenbergut.
“Duam ta mbrojmë trofeun. E dua këtë trofe. E fituam vitin e kaluar dhe tani dua edhe më shumë trofe”, tha Selmani për mediat suedeze.