Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Selmani shënon gol e asistim, Hammarby në gjysmëfinale

Astrit Selmani ka shënuar një gol dhe ka regjistruar një asistim në çerekfinale të Kupës së Suedisë.

Të dielën, Hammarby siguroi gjysmëfinalen pavarësisht kundërshtarit që i shkaktoi telashe të mëdha. Hammarby fitoi me rezultatin 3:2, ndërsa Selmani asistoi në golin e parë dhe shënoi golin e tretë për vendësit.

Reprezentuesi i Kosovës, Selmani, asistimin e bëri në minutën e 42-të për Nahir Besaran, kurse shënoi në minutën e 57-të nga penalltia. Luajti deri në minutën e 83-të.

Te Hammarby, futbollisti i Kosovës, Edvin Kurtulus, u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të, ndërsa debutoi Loret Sadiku, i cili u inkuadrua në lojë në 15-të minutat e fundit.

Në gjysmëfinale, Hammarby do të ballafaqohet me Elfsborgun. Ndeshja do të luhet në vikendin e ardhshëm në “Tele2 Arena”.