Reprezentuesi i Kosovës, sulmuesi Astrit Selmani do ta vazhdojë karrierën në Izrael.
Selmani të hënën është prezantuar te skuadra Hapoel Beer Sheva.
Ai me ekipin e ri ka firmosur kontratë trevjeçare.
Selmani te Hapoeli është transferuar nga skuadra e Hammarbyt të Suedisë për një milionë euro.
25-vjeçari këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim për Hammarbyn në 13 ndeshje të luajtura në kampionatin suedez.
Edhe
E kryer, Rrahmani në Serie A
Ai te Hammbary qe transferuar në fillim të vitit të shkuar nga Varbergsi.
Selmani gjithashtu ka edhe pesë paraqitje dhe një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Kosovës. Ai me “Dardanët” pati debutuar në nëntor të vitit të shkuar.