Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Selmani kritikohet për paraqitje të dobët

Sulmuesi Astrit Selmani nuk ka impresionuar me startin e tij në kampionatin e Danimarkës. Ai deri më tani ka dy paraqitje për skuadrën e Midtjyllandit, por nuk ka pasur ndonjë ndikim.

Madje, Selmani është kritikuar nga mediumet daneze pas humbjes nga Brondby (1:0), në ndeshjen e luajtur të hënën. Selmani ishte titullar në këtë ndeshje, ndërsa krahas shumë topave të humbur u ndëshkua me karton të verdhë në fillim të ndeshjes.

“Astrit Selmani nuk e ka pasur startin më të mirë në karrierë te Midtjyllandi. Ai për herë të parë ishte titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë pas vetëm shtatë sekondave, gjë që nuk është aspak impresive”, ka shkruar “Tipsbladet”.

Selmani muajin e shkuar u huazua te Midtjyllandi nga Hapoel Beer Sheva, ndërsa ekipi danez ka opsionin e blerjes së kartonit të tij në verë. Sulmuesi 25-vjeçar ka kontratë me ekipin nga Izraeli deri në verën e vitit 2025.

Selmani ka disa paraqitje me Kosovën.