Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asistimi i Selmanit nuk i mjafton Dinamo Bukureshtit

Astrit Selmani

Asistimi i qendërsulmuesit Astrit Selmani nuk i ka mjaftuar Dinamo Bukureshtit.

Dinamo Bukureshti edhe pse nga minuta e 63-të ishte me një futbollist më shumë në fushë u mposht nga Universitatea Cluji me rezultatin 3:1.

Kjo ndeshje u zhvillua të premten mbrëma dhe i takoi xhiros së nëntë të plejofit të Superligës së Rumanisë.

Selmani asistoi te goli i epërsisë që e realizoi Stipe Perica në minutën e 35-të.

Ai e kompletoi ndeshjen kurse në minutën e 82-të u ndëshkua me karton të verdhë.

Te Universitatea Cluji pas kartonit të dytë të verdhë mesfushori Alexandru Chipciu u përjashtua nga loja.

Edhe Selmani në kërkim të klubit të ri pas paraqitjeve të mira te Dinamo Futboll Selmani në kërkim të klubit të ri pas paraqitjeve të mira te Dinamo

Për 28-vjeçarin Selmani ky ishte asistimi i shtatë këtë edicion. Krahas shtatë asistimeve ka kontribuar edhe me 14 gola.

Selmani ftohet herë pas here te Kosova.