Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sejdiu: Largimin e Paqaradës nga Kosova, nuk duhet ta cilësojmë të drejtë

Trajneri i futbollit Gani Sejdiu nuk e ka duartrokitur largimin e Leart Paqardaës nga Përfaqësuesja e Kosovës. Sejdiu ka thënë se Paqarada ka cilësi dhe i duhet Kosovës.

Paqarda të dielën ka njoftuar se për aq kohë sa Bernard Challandes të jetë trajner i Përfaqësueses, nuk do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës.

“Zakonisht lojtarët kur japin këso deklarata, ka pasur apo jo drejtë, ne nuk duhet t’i cilësojmë të drejta, sepse kjo është çështja e kombëtares, por në aspektin personal Paqarada e din më së miri, por edh ne e dimë për vendimin e tij. Nuk është i mirë, mirëpo është një reflektim i mënyrës së trajtimit të tij në kombëtare. Nuk e dimë saktë se çfarë trajtimi ka pasur. Nuk dua të jem subjektiv a ka pasur apo jo të drejtë, por këto gjëra nuk janë të mirëseardhura për kombëtaren. Janë të dëmshme, sepse nuk kemi treguar nivel të mirë në kualifikimet. E vlerësoj kualitetin e tij dhe i duhet kombëtares tonë”, ka thënë Sejdiu të dielën në emisionin sportiv të KTV-së “Sporti Total”.