Arlind Sejdiu dhe Altin Zeqiri kanë shënuar nga një gol për skuadrat e tyre dhe kanë marrë nga një pikë me skuadrat e tyre në Kupën e Ligës.
Inter Turku dhe Lahti barazuan të shtunën me rezultatin 1:1, në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të Kupës së Ligës në Grupin A.
Sejdiu shënoi për Inter Turkun në minutën e 28-të, ndërsa një minutë më vonë, Zeqiri barazoi shifrat për rezultatin përfundimtar.
Sejdiu luajti deri në minutën e 65-të, kurse Zeqiri e kompletoi ndeshjen, bashkë me Arian Kabashin dhe Irfan Sadik.
Inter Turku në Grupin A është i dyti në pesë ndeshje me 10 pikë, dy më pak se Helsinki.
Lahti është i treti me shtatë pikë.