Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sejdiu vazhdon me paraqitje të mira tek Inter Turku

Pas një goli të shënuar, Arlind Sejdiu ka vazhduar me paraqitje të mira me Inter Turkun në Kupën e Ligës së Finlandës.

Sejdiu ka asistuar në fitoren 4:0 të Inter Turkut kundër Helsinkit, në xhiron e katërt të fazës grupore.

Kupa e Ligës së Finlandës është e ndarë me grupe, ndërsa Inter Turku në Grupin A, prinë në tabelë pas katër ndeshjeve me nëntë pikë. Nëntë pikë ka edhe Helsinki në vendin e dytë. Sejdiu asistoi në golin e tretë, që u realizua në minutën e 36-të.