Altin Zeqiri dhe Irfan Sadik shënuan nga dy gola secili për fitoren e thellë të Lahtit në Kupën e Ligës së Finlandës.
Lahti të shtunën fitoi me rezultatin 5:1 ndaj KTP-së, në ndeshjen e katërt të fazës grupore.
Zeqiri e hapi serinë e golave me asistim të Sadik në minutën e shtatë.
Sadik shënoi vetë në minutën e 16-të me asistim të Arian Kabashit, ndërsa Zeqiri në minutën e 20-të realizoi për 3:0.
Për 4:0 realizoi Loorents Hertsi në minutën e 64-t, ndërsa Sadik dhjetë minuta para fundit, realizoi për 5:0.
Nathael Ishii vulosi rezultatin përfundimtar në minutën e 84-t.
Edhe
Zeqiri e Sadiku vendimtar në fitoren e Lahtit
Zeqiri, Sadik e Kabashi e kompletuan ndeshjen.
Në Grupin A të Kupës së Ligës së Finlandës, Lahti ka gjashtë pikë në katër ndeshje dhe zë vendin e tretë.