Altin Zeqiri ka regjistruar asistim vendimtar në barazimin që Lahti e arriti në udhëtim te skuadra e Ilvesit.
Ilvesi dhe Lahti barazuan me rezultatin 2:2 të shtunën.
Zeqiri asistoi në golin e fundit në ballafaqim, në minutën e 62-të, kur shënoi mbrojtësi Juho Pirttijoki.
Për Zeqirin ishte asistimi i dytë i edicionit, ndërsa e ka edhe një gol të shënuar.
Zeqiri dhe Arian Kabashi e kompletuan ndeshjen te Lahti, ndërsa Irfan Sadik luajti nga minuta e 61-të.