Sulmuesi 22-vjeçar, Altin Zeqiri, ia ka siguruar të shtunën Lahtit finlandez pikët e plota në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij.
Zeqiri me Lahtin të shtunën fituan në udhëtim te skuadra e Helsinkit me rezultatin 1:0 në elitën e futbollit të Finlandës.
Zeqiri golit iu gëzua në minutën e 33-t. Ai pranoi topin në krahun e majtë, depërtoi në zonë duke u shmangur nga një mbrojtës dhe gjuajti fuqishëm për golin e fitores.
Ai ka shënuar katër gola në kampionatin e sivjetmë, ndërsa ka edhe tri asistime. Tri gola tjerë i ka realizuar në Kupën e Ligës, ndërsa një gol e një asistim e ka në Kupën e Finlandës.
Te Lahti, Arian Kabashi e kompletoi ndeshjen kurse Irfan Sadik u inkuadrua në minutën e 73-t.
Përparim Hetemaj te Helsinki luajti nga minuta e 74-t.
Edhe
Tri asistime të Zeqirit në ndeshjen për Kupë
Lahti ka 13 pikë nga 13 ndeshje, kurse Helsinki ka 28 pikë në 16 ndeshje të luajtura.
Lahti’s winner; nicely taken by Altin Zeqiri pic.twitter.com/0JKU2Gocdu
— Escape To Suomi ??⚽️ (@EscapeToSuomi) July 8, 2023