Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeqiri e Sadiku vendimtar në fitoren e Lahtit

Altin Zeqiri

Altin Zeqiri ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në fitoren e Lahtit në udhëtim ndaj Mariehamnit.

Zeqiri shënoi golin në minutën e 77-të me asistim të Irfan Sadikut. Zeqiri ishte edhe asistues i golit të tretë të realizuar në minutën e 81-të të ndeshjes që Lahti e fitoi 3:2, në kuadër të javës së dytë të elitës së futbollit të Finlandës. Zeqiri u inkuadrua në fushë në minutën e 64-t, ndërsa një minutën e herët në fushë u fut Sadiku.

Arian Kabashi luajti deri në fund të takimit për Lahtin. Lahti zë vendin e tretë me katër pikë, kurse në pozitën e tetë me një pikë është Mariehamni.