Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeqiri asiston në fitoren e Lahtit

Altin Zeqiri ka asistuar në fitoren që Lahti e shënoi të shtunën si mysafir.

Lahti fitoi në udhëtim me rezultatin 2:1 ndaj SJK-së, në ndeshjen e gjashtë të elitës së futbollit finlandez “Veikkausliiga”.

Sulmuesi i Kosovës U21, asistoi në golin e epërsisë 1:0 në minutën e 28-të.

Në 10-të ndeshjet e para të këtij sezoni, Zeqiri 21-vjeçar ka realizuar katër gola dhe ka dy asistime.

Zeqiri u zëvendësua në minutën e 88-të, ndërsa minuta në këtë ndeshje patën edhe Hysen Memolla, Arlind Sejdiu dhe Albion Ademi.

Artikuj të ngjashëm