Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Seferoviq pranë kalimit te Galatasaray

Sulmuesi i Zvicrës, Haris Seferoviq, mund ta vazhdojë karrierën në Superligën e Turqisë. Mediumet në Turqi kanë raportuar se Seferoviq do të transferohet nga Benfica te Galatasary.

Galatasaray do ta ketë mundësinë e blerjes së kartonit të Severoviqit pas një viti huazim. Edhe vetë Seferoviq nuk e ka mohuar mundësinë e kalimit në Turqi.

“Asgjë nuk ka përfunduar ende”, ka thënë Seferoviq për “Blick”.

Interesim për sulmuesin shtatlartë kanë shprehur edhe disa skuadra të tjera në Evropë. Ai ka theksuar se dëshira e tij është që të kalojë në një klub ku luan rregullisht.

“Më duhet të kem sa më shumë ndeshje për shkak se Kupa e Botës do të luhet në dimër”, është shprehur Seferoviq.

Artikuj të ngjashëm