Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Seferoviqi transferohet te Galatasaray

Sulmuesi i Përfaqësueses së Zvicrës, Haris Seferoviq do ta vazhdojë karrierën në Turqi. Seferoviq të mërkurën është prezantuar te skuadra e Galatasarayt.

Ai te Galatasaray është transferuar nga Benfica. Ai është huazuar për një vit te Galatasaray me opsionin e blerjes së tij në fund të edicionit 2022/23 për 2.5 milionë euro.

Për huazimin njëvjeçar të Seferoviqit, Galatasaray do t’i paguajë Benficas një milion euro. 30-vjeçari ka kontratë me Benfican deri në vitin 2024.