E udhëhequr nga Suzanne Schulting, Holanda e fitoi medaljen e artë në garën 3 mijë metra të garës së patinazhit të shpejtë, në pistën e shkurtër.
Schulting u stolis me medaljen e saj të dytë të artë dhe të tretën në total në Pekin. Ajo e fitoi medaljen e argjendtë në garën e 500 metrave, dhe të artën në 1 mijë metra.
Ekipi i Holandës që përbëhej nga Schulting, Selma Poutsma, Xandra Velzeboer dhe Yana van Kerkhof, e mbylli garën me kohën 4 minuta e 3.40 sekonda në arenën “Capital Indoor”.
Korea e Jugut e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Kina të bronztën.