Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Minjeongu e mbron titullin në patinazhin e shpejtë

Choi Minjeong e Koresë së Jugut, me sukses e ka mbrojtur titullin olimpik në garën e patinazhit të shpejtë në 1500 metra.

Ajo fitoi me kohën 2 minuta e 17.789 sekonda, duke e vazhduar traditën e vajzave aziatike në triumfin e kësaj ngjarjeje.

Arianna Fontana e Italisë e mori medaljen e argjendtë. Ishte medalja e 11-të në Olimpiadë për Fontanan dhe e treta në Pekin.

Suzanne Schulting e Holandës u stolis me medalje të bronztë. Ajo e fitoi medaljen e katërt në Pekin sivjet. Doli e dyta në garën 500 metra, e fitoi garën e njëmijë metrave dhe tremijë metrave në stafetë.

Artikuj të ngjashëm