Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Schouten vendos tjetër rekord në patinazh të shpejtë

Irene Schouten e Holandës ka kompletuar edhe një tjetër garë të suksesshme. Schouten vendosi tjetër rekord olimpik, pas fitores në disiplinën 5 mijë metra në garën e shpejtësisë në patinazh.

Schouten po ashtu fitoi po ashtu në tre mijë metra, duke vendosur rekord olimpik në patinazh të shpejtë.

Ajo ishte edhe më dominuese të enjten në garën më të gjatë. Fitoi me kohën 6 minuta e 43.51 sekonda. E theu rekordin olimpik 20-vjeçar, të cilën e mbante Claudia Pechstein e Gjermanisë. Askush nuk ishte më afër se ajo. Schouten ishte 4.67 sekonda para medalistes së argjendtë, Isabelle Weidemannn nga Kanadaja.

Ndërkohë, e bronztë në këtë garë ishte Martina Sablikova e Republikës së Çekisë.