Pikët vendimtare të Dennis Schroderit ndihmuan skuadrën Los Angeles Lakers që të fitojë e t’ia shkaktojë Memphis Grizzliesit disfatën e parë pas serisë së 11-të fitoreve të njëpasnjëshme.
Lakersi fitoi me një pikë epërsi, 122:121.
Schroder, i cili e mbylli ndeshjen me 19 pikë, vodhi një top, shënoi dypikësh dhe pati tri tentime të sakta nga gjuajtjet e lira, në 13 sekondat e fundit të ndeshjes.
Brandon Clarke i Grizzliesit humbi një gjuajtje të lirë 1.2 sekonda pa përfunduar i gjithë dueli.
Në rast të shënimit, ndeshja do të shkonte në vazhdime.
Russell Ëestbrook realizoi 29 pikë në këtë fitore, ndërsa LeBron James kontribuoi me 23 pikë.
Edhe
Rekordit 18-vjeçar të Jamesit i vjen fundi
Kyrie Irving për Brooklyn Netsin shënoi 48 pikë e 11 kërcime në fitoren ndaj Utah Jazzit, 117:106.
Ishte fitorja e parë për Netsin që nga lëndimi i Kevin Durantit në gju kundër Miami Heatit, afër dy javë më parë.