Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Scaloni nuk është i sigurt nëse është Botërori i fundit për Messin

Seleksionuesi i Argjentinës, Lionel Scaloni nuk është i sigurt nëse Botërori në Katar do të jetë i fundit për yllin Lionel Messi.

Ai ka ftuar të gjithë të kënaqen me praninë e Messit në fushë.

“Së pari do të shohim nëse ai do të vazhdoj të luajë me Argjentinën apo jo. Megjithatë, le të kënaqemi me të. Është gjëja më e mirë për ne dhe për botën e futbollit. Nëse ai shkon mirë, të gjithë do të jemi mirë. Ka një vend të tërë pas nesh. Por, ne kemi ende një rrugë të gjatë për të arritur deri te trofeu. Do të kemi një përballje të vështirë ndaj Kroacisë. Ne do të fokusohemi plotësisht për ndeshjen kundër kroatëve”, ka thënë Scaloni të hënën në konferencë për media. Edhe Messi nuk ka folur rreth të ardhmes së tij pas Botërorit. Argjentina dhe Kroacinë do të përballen të martën nga ora 20:00 në gjysmëfinale.