Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, është nervozuar jashtëzakonisht shumë kur është pyetur nëse ka të reja rreth lëndimeve te kampi argjentinas.
Argjentina po përgatitet për çerekfinalen ndaj Holandës, ndeshje kjo që luhet të premten në orën 20:00.
Rodrigo De Paul është në dyshim për të luajtur, ndërsa Di Maria është kthyer nga lëndimi që e la pa minutazhë në duelin e një të tetës së finales kundër Australisë. “Seanca stërvitore ishte me dyer të mbyllura, pse po më pyetni për De Paulin?
A po mundoheni ta ndihmoni Holandën? Nuk është mirë për ne kur japim informata nëpër media, është shumë e çuditshme”, ka thënë ndër të tjera përzgjedhësi argjentinas Scaloni.