Trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni ka besim te ekipi tij i udhëhequr nga Lionel Messi se mund ta kalojnë Kroacinë.
Ndeshja gjysmëfinale në mes të Argjentinës dhe Kroacisë luhet të martën nga ora 20:00 në stadiumin “Lusail”.
“Ne presim një ndeshje shumë të vështirë kundër një skuadre që me të vërtetë i jep një kuptim asaj që është një ekip. Ata janë një grup i madh, një ekip i madh dhe do të na bëjnë jetën më të vështirë. Është e kotë të bëjmë krahasime me Botërorin e kaluar. Ndeshjet janë të ndryshme. Por, unë jam i bindu se ata janë një ekip i madh, me lojtarë të mëdhenj mbi të gjitha ndihen si një grup. Do të jetë një ndeshje e komplikuar”, ka thënë Scaloni para ndeshjes me Kroacinë. A ka folur edhe për kapitenin e kroatëve, Luka Modriq. “Është kënaqësi ta shohësh Modriqin në fushë duke luajtur. Ai është shembull për shumë njerëz, jo vetëm për shkak të aftësive të tij si lojtar, por edhe për sjelljen e tij”, është shprehur Scaloni. Argjentina do të jetë pa lojtarët e pezulluar Marcos Acunan dhe Gonzalo Montielin.